Luigi di Maio: BE të mos e quajë veten të bashkuar nëse Shqipëria është jashtë saj

Në ceremoninë e përkujtimit të 30-vjetorit të fillimit të emigracionit shqiptar drejt Puglias, në Këshillin Rajonal të Puglias, ministri i jashtëm italian, Luigi di Maio tha se BE nuk duhet ta quajë veten të bashkuar nëse Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor mbeten jashtë.

“30 vjet më parë prania ime në këtë sallë këshilli shpreh ndjenjat e një mirënjohjeje të thellë për Puglian dhe qytetarët e saj. Zbarkimi i anijes Vlora i dorëzoi historisë pamje të cilat mbeten ende në kujtesën tonë kolektive, janë episode që kanë një vlerë shumë të madhe simbolike për Shqipërinë por edhe për vendin tonë.

Marr si shembull fjalët e Evis Malajt, që e përshkruan Shqipërinë “ishte vendi më i izoluar i globit, i armatosur gjer në dhëmbë, një politike e brendshme shumë e shtypur, për ata nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të linin vendin, vetëm se kalimi i kufijve ishte i pamundur.

Koha sot është më e drejtë dhe kemi një shembull të një miqësie vëllazërore që Itali dhe Shqipëria kanë lidhur me njëri-tjetrin mendoj për mobilizimin italian kur vendi u godit nga tërmeti, e më pas kur mjekë dhe infermier arritën nga Shqipëria për të na ndihmuar për të përballuar COVID-in.

Duhet të shohim me krenari atë çka dy vendet tona kanë arritur të realizojnë në këto dy vjet. Lidhja jonë që tashmë është e fortë e gjen mbështetjen edhe në Aleancën Atlantike të përbashkët.

Nuk mund të mos quhemi të kënaqur, vetë Europa nuk e quan veten të bashkuar nëse qëndron jashtë Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor. Italia do të vazhdojë të angazhohet deri sa ky proces historik të realizohet sa më shpejt.

Ftesa jonë është që të mos jenë ngurues dhe t’i hedhin poshtë paragjykimet e tyre. Duhet të fillojë me vrull zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor”, shprehet Di Maio.

Kategoritë
LajmeRajoni