Lukashenko: Lufta ruso-ukrainase po zgjatet më shumë sesa pritej

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, deklaroi se lufta ruso-ukrainase po zgjatet më shumë sesa pritej.

Alexander Lukashenko e bëri këtë vlerësim gjatë një prononcimi për agjencinë e lajmeve “Associated Press” (AP), me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikë, lidhur me luftën që Rusia filloi në Ukrainë më 24 shkurt (2022).

Duke theksuar se nuk mendonte që “operacioni” i Rusisë në Ukrainë do të vazhdonte kaq gjatë, presidenti bjellorus pohoi se po bën “gjithçka” për ta ndalur luftën.

“Unë nuk jam kaq i zhytur në këtë çështje, saqë të them nëse ajo po shkon sipas planit siç thonë rusët, apo siç e ndjej unë (po zgjatet më shumë sesa pritej). Dua ta theksoj edhe një herë, ndjej se ky operacion po merr shumë kohë”, u shpreh ai pavarësisht se e mbrojti luftën e Rusisë në Ukrainë

Sipas tij, Ukraina e provokoi Rusinë e megjithatë Bjellorusia ishte në favor të paqes.

“Ne s’pranojmë kategorikisht asnjë luftë. Ne kemi bërë dhe po bëjmë gjithçka që të mos ketë luftë. Falë jush dhe meje, negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë kanë filluar. Megjithatë, pse Ukraina, territori i së cilës është faktikisht në luftë, po kryen aksione ushtarake, njerëzit po vdesin, pse Ukraina nuk është e interesuar për këto negociata?”, vijoi Lukashenko.

Shefi i Minskut zyrtar potencoi më tej se askush nuk duhet të ndihet i kërcënuar për shkak të stërvitjeve nisura nga forcat e armatosura bjelloruse dje.

“Ne e dimë se kush po na kundërshton, kështu që nuk mund të kërcënojmë se do të fillojmë këtë lloj konflikti. Lufta këtu (në Perëndim) padyshim që nuk është në interesin e Bjellorusisë. Perëndimi mund të flejë i qetë”, saktësoi ai.

Pasi nënvizoi se përdorimi i armëve bërthamore do të ishte “i papranueshëm”, Lukashenko vuri në pah se ai nuk mund të thoshte nëse Rusia kishte apo jo plane të tilla.

Kategoritë
BotaLajme