Lulzim Basha shkarkohet nga pozita e kryetarit të PD-së

Me 4,446 pro dhe 36 kundër është shkarkuar kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Demokratët në Kuvendin e Berishës në stadiumin ‘Air Albania’ më herët kanë përfunduar procesin e votimit për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike.

Në këtë kuvend pati edhe deklarime nga ish kryetari i PD-së, Sali Berisha.Berisha ngriti akuza të forta ndaj qeverisë duke thënë se Tirana është kthyer në epiqendrën e luftës së ftohtë kundër Prishtinës. Ai po ashtu zotua se do t’i japë fund iniciativës Ballkani i Hapur.

Kategoritë
LajmeRajoni