Lushtaku: Një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare na përdorën si mish për top

”…pra, s’i kurban që të vazhdohet me bisedimet me Serbinë”.

Sami Lushtaku në cilësinë e ish-të akuzuarit të EULEX-it, është shprehur se ky mission për të arsyetuar pagën dhe qëndrimin e tyre në Kosovë, është dashur të sjell akuza të tilla të paqëndrueshme.

Lushtaku madje në Info Magazine, deklaroi se ndodhitë e rrjedha nga misionet ndërkombëtare në Kosovë, UNMIK, EULEX dhe ajo Speciale, janë krejtësisht politike, njofton Klan Kosova.

“Me i arsyetu pagat e mira dhe qëndrimin e tyre në Kosovë, mendoj se këta është dashur të bëjnë këso akuzash të paqëndrueshme dhe politike”.

“Nuk bëhet fjalë këtu për peshkun e madh dhe peshkun e vogël. Drejtësia duhet të funksionojë në bazë të argumenteve dhe fakteve dhe njerëzit me u dënu apo liru në bazë të atyre kur ka fakte dhe argumente tjera”.

“Ata që shkelin ligjin, për mua si një qytetar i thjeshtë, si kryeministër apo president i vendit, për mua është shkelës i ligjit”.

“Të gjitha këto që kanë ndodhur në Kosovë, edhe nga gjykata e UNMIK-ut, edhe nga gjykata e EULEX-it, por edhe nga Gjykata e Hagës, janë politike. Pra, një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare po do ta balancojë luftën e UÇK-së me atë të Serbisë”.

“Mendoj që janë përzi gjërat, sepse ne kemi qenë viktimë dhe dihet shumë mirë kush është agresori”.

“Bindja ime është që një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare, na ka përdor neve si mish për top, pra s’i kurban që të vazhdohet me bisedimet me Serbinë”.

“Ne nuk kemi qenë dhe as nuk jemi kundër bisedimeve sepse ne e dimë shumë mirë sepse tani edhe Kosova është shtet i pavarur, dhe ne duam që secili shtet ta marrë rrugën e vet”.

“Ndërkombëtarët për me qëndru në Kosovë, është dashur të shpifin të tilla akuza çfarë kanë bërë në Kosovë”.

Kategoritë
LajmeVendi