Macja e të ndjerit Muamer Zukorliq nuk është larguar nga vari i tij (Foto/Video)

Përdoruesit e Twitter postojnë foto të maces së Muamer Zukorliqit që nuk dëshiron të ndahet nga varri i myftiut të ndjerë.

Vdekja e myftiut Muamer Zukorlić tronditi shumë njerëz në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë dhe admiruesit e tij postuan mijëra mesazhe lamtumire në rrjetet sociale. Mirëpo, njëra e publikuar sot në Twitter, krijoi një vëmendje të madhe .

Përdoruesit e Twitterit po postojnë foto të maces së Muamer Zukorliqit, i cili nuk dëshiron të ndahet nga varri i myftiut të ndjerë.

Zukorliq njihej si dashamirës i kafshëve dhe në internet gjenden fotografi të shumta në të cilat ai i trajton në mënyrë të veçantë. Sot, përdoruesit e Twitter po ndajnë vazhdimisht foto dhe regjistrime të maces së pangushëllueshme.

Kategoritë
LajmeRajoni