Macron: Ngjarjet në Ukrainë mund të çojnë në krizë globale ushqimore për 12-18 muaj

Ngjarjet në Ukrainë dhe pasojat e tyre mund ta çojnë botën në një krizë ushqimore për 12-18 muajt e ardhshëm, tha presidenti francez Emmanuel Macron.

Sipas tij, kjo mund të prekë veçanërisht vendet shumë të varura nga Rusia.

“Në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, pra, Evropa duhet të jetë gati për këtë sfidë, ashtu edhe për partnerët e saj,” tha lideri francez në një konferencë për shtyp, duke paraqitur programin e tij zgjedhor.

Macron shtoi se ai synon të sigurojë pavarësinë ushqimore të Francës kur të zgjidhet president për pesë vitet e ardhshme.

Veprimet e Perëndimit, të ndërmarra për të “ndëshkuar” Rusinë, janë në gjendje të provokojnë një krizë ekonomike globale, tha Aleksey Zubets, drejtor i Institutit të Universitetit Financiar në qeverinë ruse.

Ekonomisti kujtoi gjithashtu rrethana të tilla si rritja e çmimeve të karburanteve dhe metaleve, ristrukturimi i zinxhirit të furnizimit, i cili shoqërohet me vendosjen e sanksioneve dhe rënie e tregut rus nga Perëndimi.

Nëse kjo kombinohet me një rritje të shpejtë të çmimeve të ushqimeve, e gjithë kjo mund të shkaktojë një krizë globale, e cila sipas disa vlerësimeve, mund të vijë në fund të vitit 2022, theksoi eksperti.

Kategoritë
BotaLajme