Mali i Zi drejt mbylljes së përgjithshme për shkak të situatës së rëndë epidemiologjike me COVID-19

Masa të ashpra po aplikohen në disa qytete të Malit të Zi, por ato sikur nuk po japin rezultatet e duhura, andaj gjithnjë e më shumë dhe nga anëtarë të qeverisë dhe institucione të tjera po flitet për një mbyllje totale të vendit.

Situata me koronavirusin në Mal të Zi nga dita në ditë është më e rëndë dhe po merr jetë njerëzish. Të dhënat e

fundit të prezantuara thonë se 6 qytetarë kanë humbur jetën dhe 612 të tjerë janë infektuar. Numri i përgjithshëm i rasteve aktuale aktive me virusin COVID-19 në Mal të Zi është 9.063, kurse që prej fillimit të pandemisë në mars të vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara në Mal të Zi është 80.803 persona. Me këto shifra, Mali i Zi bën pjesë në vendet me numrin më të madh të të infektuarve për 100.000 banorë në vendet e Ballkanit dhe me mbi 1.000 humbje jete. Të ndodhur në një situatë të tillë, janë shtuar shtretërit për të sëmuret me COVID-19 në Qendrën Spitalore në Podgoricë dhe Nikshiq, ndërsa në Spitalin e Kotorrit dhe atë të Tivarit janë hapur të ashtuquajturat qendrat e oksigjenit. Masa të ashpra po aplikohen në disa qytete të Malit të Zi, por ato sikur nuk po japin rezultatet e duhura, andaj gjithnjë e më shumë dhe nga anëtarë të qeverisë dhe institucione të tjera po flitet për një mbyllje totale të vendit.

Kategoritë
LajmeRajoni