Man United pëson humbje nga Evertoni

Manchester United ka bërë një tjetër hap prapa në garën për top katërshe në Premierligë.

“Djajtë e Kuq” kanë pësuar humbje në udhëtim te Evertoni, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të.

Ndeshja e zhvilluar sot në “Goodison Park” ka përfunduar me rezultatin 1:0, shkruan Gazeta Express.

Golin e vetëm dhe të tre pikëve për skuadrën vendase e shënoi Anthony Gordon në minutën e 27-të.

Evertoni pas kësaj fitore ka 28 pikë dhe renditet në pozitën e 17-të, kurse Manchester United mbetet me 51 pikë dhe tani ndodhet në pozitën e shtatë.

Kategoritë
LajmeSport