Man Utd anulon stërvitjen, shkak rastet me Coronavirus

Manchester Unitedi e ka anuluar stërvitjen e ditës së sotme.

Kjo është bërë e ditur nga vet klubi anglez përmes një komunikate për media

Disa persona në klub kanë rezultuar pozitiv me koronavirus dhe “Djajtë e Kuq” nuk kanë rrezikuar për ta përhapur edhe më shumë

“Duke pasur parasysh gjendjen në ekip, kemi marrë vendim të anulojmë stërvitjen pasi prioritet është shëndeti i lojtarëve dhe stafit”, thuhet në njoftimin e Manchester Unitedit

Manchester Unitedi mund ta anulojë edhe ndeshjen e së martës në Premierligë ndaj Brendtfordit.

Kategoritë
LajmeSport