Man UTD synon kreun e tabelës me një fitore të mundshme kundër Burnleyt

Sot me fillim nga ora 21:15 do të zhvillohet ndeshja mes Burnleyt dhe Manchester United.

“Djajtë e Kuq” janë mysafirë të skuadrës së Burnleyt, ku në rast fitoreje do të kalonin në vendin e parë, respektivisht do të distancoheshin plus tre pikë nga kampioni aktual i Premier Ligës Liverpooli.

Pas 16 xhirosh, Manchester United kanë 10 fitore, tre barazime dhe tre humbje, kështu duke u pozicionuar në vendin e dytë me gjithsej 33 pikë.

Në anën tjetër, skuadra e Burnleyt gjenden në pozitën e 16 në tabelë, ku pas 15 ndeshjeve kanë regjistruar katër fitore, katër barazime dhe shtatë humbje, duke arkëtuar 16 pikë.

Të dy trajnerët, Solskjaer dhe Dyche pritet të hynë në këtë ndeshje me lojtarët më të mirë në dispozicion, ku edhe mund të shohim një rikthim të Cavanit në krye të sulmit të United, dhe formacionet e mundshme të dy skuadrave pritet të jenë këto si më poshtë.

Burnley (4-4-2): Pope; Lowton, Tarkowski, Mee, Pieters; McNeil, Westwood, Brownhill, Brady; Barnes, Wood

Manchester United (4-2-3-1): De Gea; Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Shaw; McTominay, Fred; Pogba, Fernandes, Rashford; Martial

Pra, sot në Premier League do të zhvillohen këto ndeshje:

19:00 Sheffield United (20) – Newcastle United (15) (Stadiumi Bramall Lane)

21:15 Burnley (16) – Manchester United (2) (Stadiumi Turf Moor)

21:15 Wolverhampton (13) – Everton (7) (Stadiumi Molineux)

Kategoritë
Sport