Manchester United bie dakord “në parim” me Borussia Dortumnd-in për transferimin e Sancho-s

“Nënshkrimi i nënshtrohet kushteve kontraktuale dhe një kontrolli mjekësor, i cili do të përfundojë pas përfshirjes së Jadon-it në Kampionatin Evropian të UEFA-s”, tha Manchester United në faqen zyrtare

Manchester United ka rënë dakord për një “marrëveshje në parim” me Borussia Dortmund-in për transferimin e Jadon Sancho-s në klubin anglez, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Nënshkrimi i nënshtrohet kushteve kontraktuale dhe një kontrolli mjekësor, i cili do të përfundojë pas përfshirjes së Jadon-it në Kampionatin Evropian të UEFA-s”, tha Manchester United në faqen zyrtare.

Nëse realizohet, Sancho do të jetë transferimi i tretë më i shtrenjtë në historinë e Manchester United-it.

Sancho ka shënuar 50 gola dhe 64 asistime në 137 ndeshje për gjigantët e Bundesligës, Borussia Dortmund.

Anësori u transferua në Borussia Dortmund në vitin 2017 nga Manchester City.

Kategoritë
LajmeSport