Mancini: Donnarumma më i miri në botë, fati ma kishte borxh këtë triumf

Italia është zgjuar sot si kampione e Europës, pasi mundi Anglinë me penallti në finale. Roberto Mancini, trajneri dhe heroi i të kaltërve foli pas ndeshjes dhe kishte vetëm fjalë të mira për këtë skuadër, që vetëm favorite nuk ishte në nisje të kompeticionit.

“E merituam fitoren. Goli i tyre na krijoi probleme në 15 minutat e para. Ishte zhgënjyese të arrinim te penalltitë dhe të vuanim kaq shumë. Jemi të lumtur për të gjithë italianët brenda dhe jashtë vendit. Akoma nuk e kuptojmë se çfarë kemi bërë, është gëzim i madh.

Kemi bërë diçka të pabesueshme. Ishin 50 ditë të vështira, por kaluam mirë së bashku, pa probleme të mëdha, veçanërisht në marrëdhënien e djemve në këto ditë. Ata janë të gjithë djem të mirë dhe kanë krijuar diçka të pandashme për të ardhmen.

Luajta me ekipin më të mirë U21 të Italisë ndonjëherë dhe humba penallti dhe nuk e fituam. Mendoj se fati më detyrohej diçka. Të kesh Donnarumman në skuadër është fat i madh, ai është më i miri në botë. Lajm i lumtur që është njëri mes nesh.

Përqafimi me Viallin? Jemi miq prej një jete. Kemi bërë diçka që askush nuk e kishte bërë më parë. Europiani i fundit ishte fituar në vitin 1968 dhe ne e sollëm Kupën në Itali, e pabesueshme. Pastaj, u ngazëllyem edhe se tashmë jemi plakur”, tha Mancini.

Kategoritë
Sport