“Manipulimi i mediave”, i arrestuari në Fushë Kosovë nuk është Imam

Bashkësia Islame e Kosovës ka reaguar në lidhje më raportimet se një hoxhë është arrestuar në Fushë Kosovë.

Sipas njoftimit, Këshilli i Bashkësisë Islame, ka bërë të ditur se i arrestuari nuk është hoxhë.

“Përkitazi me lajmin se sot, në komunën e Fushë Kosovës është arrestuar një hoxhë, Këshilli i BI-së në Fushë Kosovë njofton opinionin e gjerë si dhe besimtarët myslimanë, se i arrestuari në fjalë nuk është pjesë e Këshilli të BI-së, madje i arrestuari nuk është fare imam-hoxhë, e as teolog islam”, thuhet në njoftim.

Këshilli i BI-së ka bërë të ditur se i arrestuari nuk ka të bëjë asgjë me misionin e imamit dhe nuk është pjesë e BIK-ut.

Në media është raportuar sot për një të arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimet për dhunim.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet