Maqedoni e Veriut, 130 raste të reja dhe 423 të shëruar nga COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 195.132, prej të cilëve 181.619 janë shëruar

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 130 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), ndërkohë nga ana tjetër 423 pacientë të tjerë kanë fituar betejën kundër këtij virusi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 195.132, prej të cilëve 181.619 janë shëruar.

Vendi po ashtu ka regjistruar gjashtë viktima të tjera, duke e çuar në 6.855 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga koronavirusi.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 6.658.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.326.737 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.843 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.

Tema relevante
Kategoritë
LajmeRajoni