Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 147.229, ndërsa numri i viktimave në 4.478
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 135 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) dhe 35 viktima, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 147.229, ndërsa numri i viktimave në 4.478.
Institucionet shëndetësore në vend njoftojnë se 900 pacientë të tjerë janë shëruar nga virusi, duke e çuar në 123.710 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar paraprakisht të testuar pozitiv ndaj koronavirusit.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 19.041.
Që nga shpërthimi i pandemisë, Maqedonia e Veriut ka kryer 692.096 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 841 teste të kryera brenda 24 orëve të fundit.