Maqedoni e Veriut: 16 të vdekur dhe 50 raste të reja me Covid-19

Në Maqedoninë e Veriut, gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 16 persona si pasojë e COVID-19 si dhe janë shënuar 50 raste të reja. Ndërsa, të shëruar janë 133 pacientë.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga koronavirusi atje ka shkuar në 5,265 raste, kurse numri total i të prekurve është 154,937 persona si dhe të shëruar janë 146,632 persona.

Kategoritë
LajmeRajoni