Maqedoni e Veriut, 27 raste të reja dhe 192 të shëruar nga COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 154.725, prej të cilëve 146.043 persona janë shëruar nga virusi

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 27 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), ndërsa 192 pacientë fituan betejën kundër virusit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 154.725, prej të cilëve 146.043 persona janë shëruar nga virusi.

Vendi po ashtu regjistroi 19 viktima nga koronavirusi, duke e çuar në 5.230 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga pandemia.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 757.794 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.314 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut numri i rasteve aktive me COVID-19 është 3.452.

Kategoritë
LajmeRajoni