Maqedoni e Veriut, instituti “Yunus Emre” filloi kursin e gjuajtjes tradicionale me hark

Në kuadër të ceremonisë së hapjes së kursit, në “Kursumli an” në Shkup u mbajt edhe një ekspozitë e gjuajtjes me hark nëpër historinë turke

Instituti “Yunus Emre” në Maqedoninë e Veriut filloi një kurs të gjuajtjes tradicionale me hark, me synimin që brezat e rinj të njihen me harkun tradicional turk dhe të fitojnë një aftësi të re shoqërore, raporton Anadolu Agency (AA).

Në “Kurshumli an” në Shkup u mbajt programi solemn për hapjen e “Kursit të gjuajtjes tradicionale turke me hark”.

Koordinatori i Institutit “Yunus Emre” në Shkup, Serhat Kula, tha se në përputhje me protokollin e nënshkruar me Fondacionin Turk të Gjuajtësve të Harkut në vitin 2015, ata vazhdojnë me trajnime, ekspozita dhe promovimin e kulturës dhe historisë së gjuajtjes me hark.

“Në fillim do të kemi dy aktivitete, në dy qytete, në Shkup dhe Gostivar. Do të jenë grupe të veçanta. Grupi i parë janë meshkujt, grupi i dytë janë femrat dhe grupi i tretë do të përbëhet nga fëmijë. Gjithsej 150 persona kanë aplikuar deri më tani. Ky është vetëm fillimi, ne shpresojmë që numri të rritet”, tha Kula.

Duke theksuar se si institut do të vazhdojnë të mbështesin klubit turk të gjuajtjes me hark të Shkupit, Kula tha se do të jenë gjithsej 9 instruktorë që do të mbajnë kurse që do të zgjasin 2 muaj.

Në kuadër të ceremonisë së hapjes së kursit, në “Kursumli an” u mbajt edhe një ekspozitë e gjuajtjes me hark nëpër historinë turke.

Kursi për gjuajtjen tradicionale turke me hark do të realizohet edhe në Gostivar, ndërsa hapja solemne do të bëhet të shtunën, më 20 mars, në shkollën fillore “Mustafa Kemal Ataturk” në Gostivar.

Kategoritë
LajmeRajoni