Maqedoni e Veriut, numri i rasteve aktive me COVID-19 bie nën 1.000

Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 50 pacientë të shëruar nga COVID-19 ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 148.960

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 6 viktima dhe 29 raste të reja me COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me këtë numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit është rritur në 5.448 ndërsa numri i rasteve në 155.407.

Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 50 pacientë të shëruar nga COVID-19 ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 148.960.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 999.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 3.856 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 811.693 teste në vend.

Kategoritë
LajmeRajoni