Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka arritur në 178.879, ndërsa ai i viktimave në 6.013
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 722 raste të tjera dhe 26 viktima nga koronavirusit i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka arritur në 178.879, ndërsa ai i viktimave në 6.013.
Institucionet shëndetësore regjistruan 574 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në 157.868 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 14.998.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer gjithsej 1.175.766 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 5.865 teste të kryera brenda ditës së fundit.