Maqedoni e Veriut, organizohet Festivali i 29-të Pranveror “Hidrellez”

Në fjalën e tij, ambasadori Sekizkök tha se dita e Hidrellezit i shton ngjyrë dhe pasuri të veçantë kulturës së lartë turke.

Në rajonin e Vallandovës në Maqedoninë e Veriut u organizua ceremonia e hapjes së Festivalit të 29-të Ndërkombëtar Pranveror “Hidrellez”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoninë e organizuar në fshatin Çallaklli, krahas përfaqësuesve të festivalit dhe të organizatave joqeveritare turke dhe vendore, të pranishëm ishin edhe politikanë dhe deputetë, si dhe ambasadori i Turqisë në Shkup, Hasan Mehmet Sekizkök.

Në fjalën e tij, ambasadori Sekizkök tha se dita e Hidrellezit i shton ngjyrë dhe pasuri të veçantë kulturës së lartë turke.

“Falë kulturës sonë të të jetuarit së bashku që e kemi përjetuar me shekuj, ne jemi në gjendje t’i mbajmë gjallë këto tradita të bukura sot. Për fat të mirë, Maqedonia e Veriut jep një shembull për Ballkanin dhe botën duke përfaqësuar kulturën e bashkëjetesës paqësore”, Sekizkök.

Në festival zhvillohen lojëra popullore, shigjetari tradicionale turke dhe mundje.

Gjatë dy viteve të fundit, festivali që filloi të organizohet nga viti 1991, nuk është realizuar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Në vitin 2017, dita e Hidrellezit u regjistrua në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s të Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë.

Kategoritë
Kulturë