Maqedoni e Veriut: Tronditet familja shqiptare, në vend të nënës, në arkivol gjejnë trupin e një burri

Një rast jo i zakonshëm ka ndodhur sot në fshatin Vrapçisht të Maqedonisë së Veriut.

Një familje, fëmijët e të cilës e prisnin arkivolin e nënës së tyre, nuk e pranuan atë pasi në vend të saj, në arkivol gjetën trupin e një burri.

Arkivoli i gruas ishte ngatërruar me një burrë në moshë të thyer.

Më pas familjarët thanë se arkivoli i nënës së tyre ishte gjetur në morgun e Gostivarit, ku ishte sjellë nga Klinika Infektive, informon TV 21.

Familjarët e kanë parë kufomën dhe e kanë verifikuar.

Rasti në Vrapçisht kishte tronditur të gjithë banorët e kësaj ane, pasi familjarët me të pranuar arkivolin, pasi kanë hapur atë, ka parë se në vend të nënës së tyre, në të është gjetur një mashkull.

Kishin shkuar në Klinikën Infektive në Shkup për të kërkuar të njëjtën, por pas shumë kërkimeve, kufoma është sjellë në morgun e Gostivarit.

Në një reagim të saj Ministria e Shëndetësisë thotë se Klinika nuk ka bërë gabim dhe se barra për transportin e kufomave bie mbi morgun – ndërmarrjet për transportin e kufomave.

Kategoritë
LajmeRajoni