Maqedonia e Veriut regjistroi mbi 1.000 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka arritur në 164.529, ndërsa ai i viktimave në 5.589

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 1.081 raste të tjera dhe 15 viktima nga koronavirusit i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka arritur në 164.529, ndërsa ai i viktimave në 5.589.

Institucionet shëndetësore regjistruan 91 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në 151.235 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 7.705.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer gjithsej 1.079.818 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 6.802 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Kategoritë
LajmeRajoni