Marina turke kthen mbrapsht anijen kërkimore të Qipros Greke e cila shkeli shelfin kontinental

Anija kërkimore Nautical Geo u nxor nga shelfi kontinental i Turqisë.

Burime nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare Turke njoftuan se marina turke ktheu mbrapsht anijen kërkimore të Qipros Greke për shkeljen e shelfit të saj kontinental në Detin Mesdhe, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas burimeve, më 29 shtator, administrata qipriote greke lëshoi ​​një alarm lundrimi Navtex për aktivitetet kërkimore nga anija Nautical Geo me flamur të Maltës në një zonë që përfshin shelfin kontinental të Turqisë.

Megjithatë, për shkak se ky hap nuk është koordinuar më parë me Turqinë përmes kanaleve diplomatike, Turqia ra në kontakt me Maltën dhe Italinë, ku ndodhet selia e kompanisë pronare e anijes.

Gjithashtu, Turqia lëshoi ​​alarmet Notmar dhe Navtex më 1 tetor për të informuar detarët se aktiviteti duhet të koordinohet me ta.

Përkundër përpjekjeve të fundit nga Turqia, anija kërkimore Nautical Geo u përpoq të shkelte shelfin kontinental turk të dielën në mëngjes.

Anija u paralajmërua nga anija që i përkiste marinës turke, e cila po kryente aktivitete zbulimi dhe vëzhgimi në rajon si pjesë e Operacionit “Mburoja Mesdhetare”. Më vonë ajo u dëbua nga shelfi kontinental i Turqisë

Marina Turke javën e kaluar parandaloi një tentativë për aktivitet tjetër kërkimor nga anija Nautical Geo në një zonë në lindje të ishullit të Kretës.

Turqia, e cila ka vijën bregdetare më të gjatë kontinentale në Mesdheun Lindor, ka hedhur poshtë pretendimet kufitare detare të Greqisë dhe administratës së Qipros Greke, duke theksuar se pretendimet e tepërta shkelin të drejtat sovrane të Turqisë dhe të Qipros Turke.

Udhëheqësit turq kanë theksuar vazhdimisht se Ankaraja është në favor të zgjidhjes së të gjitha problemeve të pazgjidhura në rajon, përfshirë mosmarrëveshjet detare, përmes ligjit ndërkombëtar, marrëdhënieve të mira fqinjësore, dialogut dhe negociatave.

Kategoritë
BotaLajme