Mario Balotelli transferohet në skuadrën turke Adana Demirspor

Klubi njoftoi se ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me sulmuesin 30-vjeçar

Klubi i Superligës turke të futbollit Adana Demirspor njoftoi se ka transferuar sulmuesin italian Mario Balotelli, transmeton Anadolu Agency (AA).

Klubi njoftoi në Twitter se ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me sulmuesin 30-vjeçar.

“Sot në Adana Demirspor u realizua një transfer që do ta shkruajë emrin e klubit tonë me shkronja të arta në histori. Ylli botëror Mario Balotelli nënshkroi një kontratë zyrtare trevjeçare me ekipin tonë. ‘Super Mario’ tani do të shënojë gola për skuadrën blu”, thuhet në postimin e Adana Demirsporit në Twitter.

Kategoritë
LajmeSport