Marrëveshja strategjike Turqi-Shqipëri dhe çështja FETO në Shqipëri

Shkruan: Bayram POMAK

Pas vizitës që e realizoi Edi Rama në Ankara më datë 6 Janar, mes dy shteteve u nënshkruan marrëveshje në shumë sfera. Turqia dhe Shqipëria janë dy shtete të cilat gjithnjë patën raporte miqësore. Pas luftës së brendshme që shpërtheu në Shqipëri në vitin 1997, Greçia u përpoq që t’i fuste forcat e saj në jug të Shqipërisë që ta mbrojë pakicën e saj, por kryeministrja e asokohshme e Turqisë, Tansu Çiler e kundërshtoi këtë. Pas kundërshtimit të Turqisë, Greçia nuk mundi t’i dërgojë ushtarët e saj në Shqipëri. Kjo ngjarje ka vend të rëndësishëm në kujtesën e shqipëtarëve dhe ende Turqia përkujtohet për të mirë.

Sidomos gjatë kohës së Edi Ramës, raportet mes dy shteteve vazhduan të zhvillohen. Miqësia mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe Presidentit të Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, është e përmendur në tëërë ballkanin. Gjatë kësaj kohe, me 3.5 miliard euro, Turqia është investitori i parë në Shqipëri. Kurse si bashkëpunëtor i tregtisë së jashtme është në rend të katërt. Në shqipëri operojnë 600 firma turke me mbi 15000 të punësuar.

Në marrëveshjen e bërë më 6 Janar:

  • Ndarja e përvojës në fushën e politikave, sistemeve dhe teknologjive shëndetësore,
  • Bashkëpunimi dhe zhvillimi i projekteve për situata emergjente, fatkeqësi natyrore dhe në fushën e shëndetësisë,
  • Shërimi i 100 të sëmurëve në vit në Turqi,
  • Ndërtimi i spitalit në qytetin Fier,
  • Ndërtimi i 522 njësive ndërtimore për të prekurit nga tërrmeti që ndodhi në shqipëri në datat 21 Shtator dhe 26 Nëntor,
  • Shtimi i investimeve në turizëm dhe infrastrukturë,
  • Restaurimi i Xhamisë së plumbit në Shkodër,
  • Bashkëpunim kundër terorrizmit,
  • Marrëveshjet për themelimin e Universitetit Tekniik të Stambollit dhe Marrëveshja për Ortakëri të lartë strategjike,

Përmes kësaj marrëveshjeje, bashkëpunimi strategjik mes dy shteteve kaloi në nivel të lartë strategjik. Pritja e Edi Ramës në Ankara me ceremoni shtetërore, dhe marrëveshjet e bëra i shqetësuan disa qarqe. Për këtë vizitë shtyppi shqipëtar pati komente të ndryshme. Sipas pretendimit të Baton Haxhiiut i cili është i afërt me Edi Ramën, këto marrëveshje u bënë me qëllim të mbulimit të një gjëje të madhe. Haxhiu e dha një deklaratë në të cilën tha se përkundër faktit se këto marrëveshje u bënë më herët dhe arsyeja kryesore për shkak të së cilës u shpalosën tani, ishte mbulimi i çështjeve më të rëndësishme. I njëjti pretendoi se vajtja në Athinë e Edi Ramës menjëherë pas kthimit nga Ankaraja, ishte një mesazh (I Ankarasë) për Athinën. Madje tha se ky nuk është pretendim i tij, por se e posedon si informatë. Kur më datë 14 shtator në Marmaris u takuan Alijevi, Rama dhe Erdogani dhe duke e theksuar vajtjen e menjëhershme në Athinë të Ramës, tha se këto dy ngjarje s’mund të jenë të rastësishme dhe duke e përsëritur se kemi të bëjmë me një çështje tjetër në krahasim me atë që duket gjithashtu tha se kjo ngjarje u realizua duke qenë e inforuar edhe BE-ja. Në datën 8 janar, Edi Raa nga Ankaraja menjëherë kaloi në Athinë. Rama i cili në Athinë e realizoi një vizitë speciale, atje u takua me kryeministrin Miçotakisve dhe ministrin e punëve të jashtme Dendias të cilët drekuan së bashku dhe pas kësaj nuk patën konferencë për media. Greçia dëshiron ujërat në Detin Jon t’i ngrit nga 6 në 12 milje. Kundër Greçisë e cila dëshiroi ta bëjë të njëjtën gjë edhe në Detin Egje, Turqia tha se po u shpall kjo, do të jetë arsye për nisje të luftës. Kundruar nga ky kënd, Shqipëria dhe Turqia kanë kauzë të përbashkët kundër Greçisë.

Në ndërkohë ta përkujtojmë që në vitin 2009 Shqipëria me Greçinë e nënshkroi Marrëveshje për zonë të lirë ekonomike. Por sipas Xhihat Jajxhës, për këtë çështje Turqia e përgatiti një raport dhe ia dha Shqipërisë fshehurazi. Si rezultat i kësaj marrëveshjeje, në ishujt e Shqipërisë Greçia kishte të drejta po aq sa Shqipëria. Si rezultat i kësaj në vitin 2010 Gjykata kushtetuese, e anuloi si tëtillë. Gjatë një takimi të Edi Ramës me ish ministren e punëve të jashtme të Greçisë, Dora Bakojanis, ajo e tha hapur se e dinin që Turqia i ka bërë ta anulojnë këtë marrëveshje dhe se janë të brengosur për këtë. Më në fund palët e marrëveshjes së detit, Shqipëria dhe Greçia u takuan në Hagë.

Padyshim që ata të cilët shqetësohen më së shumti nga afrimi i Shqipërisë me Turqinë, janë pjesëtarët e FETO-s. Organizata terroriste FETO e cila pas vitit 1990 i nisi aktivitetet në Shqipëri, këtë vend e shndërruan në bazë të tyre. Ata u infiltruan në shumë institucione, duke nisur nga Komuniteti Musliman i Shqipërisë. Fakti se Komuniteti musliman i Shqipërisë është në duar të FETO-s, është fatk i njohur nga të gjithë. Që nga ajo kohë, FETO themeloi shumë shkolla private, spitale, biznese dhe në këtë shtet realizon aktivitete në sfera të ndryshme.

Nëse e ndjekim median në Shqipëri pas kësaj marrëveshjeje që u relizua, e shohim se gjurmët e FETO-s ende janë të freskëta. Gjuha e përdorur dhe sulmet e bëra, thuajse janë nga gazeta Zaman ose televizioni Samanjollu. E shihni hapur se njerëzit që s’kanë aspak lidhje me fe, përdorin zhargon të FETO-s. I ashtuquajturi analist, Kastriot Myftaraj i cili e pati një analizë për marrëveshjen e bërë, është mik i FETO-s saqë në titull të thotë “Unë jam FETO”. Në analizën e tij thotë se fjala FETO është poshtëruese dhe se duhet të përdoret fjala “Hizmeti”. Fakti se Kastriot Myftaraj e di fjalën “Hizmeti” dhe e përdor atë në gjuhën turke, është argument i rëndësishëm që e tregon lidhjen e tij me ata.

Të gjitha marrëveshjet e realizuara dhe përafrimet, duket hapur se ua nxorrën gjumin pjesëtarëve të FETO-s. Pas tërë kësaj panike që shpërtheu gjatë ditës kur u bë marrëveshja dhe gjatë ditës pasuese, qëndron paniku i shkaktuar për shkak të kësaj. Pas aksionit të realizuar ndaj 6 pjesëtarëve të FETO-s, i bëri të kaplohen nga paniku dhe nisën të ikin drejtë Evropës Perëndimore. Mund të themi se operacioni i realizuar ndaj 6 pjesëtarëve mund të themi se është pikë kthese. Pas kësaj date tanimë pjesëtarët e FETO-s, i kanë braktisur aktivititetet që i kanë realizuar dhe nisën të duken më pak.

Ky përafrim i Turqisë dhe Shqipëria dhe këto marrëveshje të realizuara, është treguesi më i rëndësishëm se kanë nisur të dëgjohen zilet e rrezikut për ta. E kanë kuptuar shumë mirë se rrethi për ta po shkon duke u ngushtuar dhe se do të vazhdojë të ngushtohet edhe më shumë. Andaj përpiqen që me tërë fuqinë e tyre t’i sulmojnë dhe t’i zhvlerësojnë marrëveshjet e bëra. Këto ishin duke nisur nga pretendimi se Rama është kukull e Erdoganit e deri te pretendimet që janë jashtë mendjes së shëndoshë!!! Mes tjerash thanë se këto marrëveshje janë dhuratë e Presidentit Erdogan për  zgjedhjet që do të bëhen në 25 Prill në Shqipëri!!!

Qeveria e Shqipërisë më datë 1 Janar 2020 e transferoi në Turqi pjesëtaritn e FETO-s Harun Çelik dhe i refuzoi kërkesat tjera të pjesëtarëve të tyre për azil. Të gjitha këto zhvillime ua nxorrën gjumin njerëzve të FETO-s!!!

Padyshim që raportet në mes të Turqisë dhe Shqipërisë janë të rëndësishme për Ballkanin.

Rezultatet më të rëndësishme të këtyre marrëveshjeve të bëra, në Mesdheun Lindor janë kundër Greçisë, kurse në luftim të terrorizmmit janë kundër FETO-s. Rrjedhimisht nga afrimi i Tuqisë me Shqipërinë, më së shumti janë shqetësuar Greçia dhe FETO. Sidomos ngaj pretendimeve Greke për 12 milje terren në det, tanimë Turqia dhe Shqipëria do të veprojnë së bashku. Si përfundim i marrëveshjes kundër terrorizmit, sa i përket FETO-s do të realizohen operacione më të mprehta. Sërish ata që e dijnë dhe e kuptojnë këtë më së miri, janë pjesëtarët e FETO-s. Sidomos investimet e Shkollave Maarif dhe Universitetit Teknik të Stambollit që do t’i bëjnë në Shqipëri, sa i përket FETO-s janë hap tejet serioz. Me sa duket në zgjedhjet që do të bëhen më 25 Prill do të ketë angazhim serioz që të fitojë Edi Rama. Pas këtyre që ndodhën, fitorja e Ramës mund të nënkuptojë mbyllje totale të shkollave të FETO-s!!!

Si përfundim, nënshkrimi i Marrëveshjes për Ortakëri të Lartë Strategjike, është mesazh serioz si për Greçinë si për FETO-n dhe mendoj se ata që e kanë kuptuar më së miri këtë mesazh janë po të njëjtët!!!

 

Bayram POMAK

 

 

 


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONEOpinione - Ballina