Martinez: Djemtë po qanin për Eriksen, e pamundur të mendonim për futboll

Belgjika e nisi Euro 2020 me fitoren 3-0 ndaj Rusisë, por minutat përpara ndeshjes ishin shumë të vështira për lojtarët dhe stafin e “Djajve të Kuq”. Të gjithë po ndiqnin sfidën Danimarkë-Finlandë dhe u shokuan nga ajo që i ndodhi Christian Eriksen.

Mesfushori danez pësoi një atak kardiak në mes të fushës, por ndërhyrja e mjekëve i shpëtoi jetën. E vështirë shumë ishte të mendohej apo flitej për futboll te kombëtarja belge. Dëshpërim, dhimbje dhe lot. Trajneri Roberto Martinez zbulon se çfarë ndodhi në ato momente të frikshme.

Të flisnim për futboll ishte gjëja e fundit, ishte me të vërtetë e trishtë ajo që ndodhi. Po e ndiqnim ndeshjen live dhe pesë minuta pas ngjarjes do të kryenim një mbledhje për ndeshjen me Rusinë. Nuk bëhej më fjalë për futboll, kishte vetëm tronditje dhe trishtim.

Djemtë po qanin, kemi disa të tillë që e kanë pasur shok skuadre Eriksen, nga Thomas Vermaelen, Toby Alderëeireld, Jan Vertonghen dhe tani Romelu Lukaku. Çfarë goditje e madhe, ishim shumë të tronditur. Lutjet tona janë të gjithë për Christian“, deklaroi Martinez.

Kategoritë
Sport