‘Mashtrues’, ‘Socialist i vogël’, reagimet ndaj deklaratës së Kurtit për bashkimin kombëtar

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në një intervistë me zë për revistën online “Monocle”ka folur për referendumin e mundshëm për bashkim me Shqipërinë. Kurti tha se në të ardhmen do të votonte për bashkim me Shqipërinë vetëm nëse do të kishte një referendum paqësor dhe demokratik.

Lidhur me këtë deklaratë të kryeministrit Kurti kanë reaguar gazetarë e njohës të çështjeve politike

Gazetari Ilir Mirena tha për kryeministrin Kurti se është ‘kokrra e mashtruesit’, duke thënë se ka premtuar që 15 vjet se do ta bashkojë Kosovën me Shqipërinë sapo ta marrë pushtetin.

 

Kategoritë
LajmeVendi