Mats Wilander për Zverev: Të ndalohet nga turnetë derisa të kalojë procesin e rehabilitimit

Tenisti legjendar Mats Wilander ka hedhur akuza të rënda ndaj Alexander Zverev dhe ka thënë se tenisti i tretë në botë duhet t’i nënshtrohet rehabilitimit te mjeku para se të kthehet në tenis.

Wilander beson se Zverev duhet të kalojë një proces mjekësor dhe të kërkojë ndihmë pasi bëri një incident të madh në turneun ATP në Acapulco nga i cili u përjashtua.

Zverev, të kujtojmë, disa herë ka protestuar ashpër dhe ka sharë arbitrin, e më pas në fund të ndeshjes ka goditur karrigen ku është ulur arbitri kryesor dhe kështu ka thyer raketën.

Tenisti gjerman u gjobit me 40 mijë euro dhe më pas kërkoi falje në rrjetet sociale.

“Nëse një lojtar thyen raketën duke goditur karrigen e gjyqtarit dhe fjalë për fjalë disa centimetra nga këmba e gjyqtarit, ai duhet të ndalohet të paraqitet në fushën e tenisit derisa t’i nënshtrohet një procesi rehabilitimi”, tha Wilander ndërsa raportonte për Eurosport ku punon si. një konsulent profesionist.
Wilander beson se është shumë herët që Zverev të kthehet në tenis dy javë pas incidentit të pazakontë. Ai ka theksuar se tenisti gjerman duhet të suspendohet deri në gjashtë muaj.

Kategoritë
Sport