Mbahet ceremonia përkujtimore për Ataturkun në Prishtinë

Në Prishtinë sot është mbajtur ceremonia përkujtimore me rastin e 83 vjetorit të ndarjes nga jeta të themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk, shkruan Gazeta e Re

Në ceremoninë e organizuar në Ambasadën e Turqisë në Prishtinë, morën pjesë ambasadori i Turqisë në Kosovë Cagri Sakar,kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) dhe ministri i Zhvillimit Rajonal Fikrim Damka, deputetët Fidan Brina Jılta dhe Enis Kervan, kryetari i komunës së Mamushës Abdülhadi Krasnic, institucione dhe organizata turke në Kosovë dhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të Kosovës.

Në njoftimin e publikuar në faqen e Facebook-ut të Ambasadës së Turqisë në Prishtinë, është shkruajtur se “Përkujtuam themeluesin e Republikës sonë, liderin e madh Mustafa Kemal Ataturk, në 83 vjetorin e vdekjes së tij, me një ceremoni që mbajtëm në rezidencën zyrtare të vendit tonë,me pjesëmarrje të kufizuar për shkak të masave pandemike”./Gazetaere

Kategoritë
LajmeVendi