Mbërrin Viti i Ri në Australi, spektakël fishekzjarresh në temperatura 26 gradë

Viti i ri 2022 ka trokitur në Australi. Spektakëli i fishekzjarrëve ka ndriçuar qiellin e Sydney. Është kulmi i verës në Australi dhe shikuesit shijojnë fishekzjarrët në nxehtësinë 26 gradë Celsius.

Zelanada e Re ishte e para që mirëpriti Vitin e Ri, me spektakël dritash dhe fishekzjarrësh.

Sakaq, shumë festime të Vitit të Ri janë anuluar në botë, siç është shfaqja e famshme e fishekzjarreve buzë lumit në Londër, e cila është anuluar për të dytin vit radhazi, për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit Omicron të koronavirusit.

Boris Johnson ka thënë se beson se “të gjithë duhet ta shijojnë Vitin e Ri”, por se ata duhet të jenë të arsyeshëm dhe ta bëjnë këtë me kujdes.

Kategoritë
BotaLajme