Mbi 1.000 vullnetarë për të luftuar kundër ushtrisë ruse në Ukrainë

Mbi një mijë vullnetarë nga vende të ndryshme të botës, janë lajmëruar për të luftuar në Ukrainë kundër ushtrisë ruse, ka njoftuar ministria e Jashtme e Ukrainës.

Vullnetarët nga e mbarë botë iu bashkuan ushtrisë ukrainase, ndërsa shumë prej tyre duan të ndihmojnë për të vetmen arsye – të ndalin agresionin rus mbi civilët ukrainas, transmeton Telegrafi.

Gjatë ditëve të fundit, shumë britanike pa ndonjë lidhje familjare me Ukrainën, kanë udhëtuar për në këtë shtet evropian për të luftuar kundër ushtrisë së Vladimir Putinit.

Madje shumë prej tyre janë parë pranë ambasadës ukrainase në Londër, duke pyetur e kërkuar informacione se ku duhet lajmëruar për të shkuar në Ukrainë. /Telegrafi/

Kategoritë
BotaLajme