Mbi 138 mijë persona e marrin vaksinën – Bardh u bën apel qytetarëve të aplikojnë online

Në sallën “1 Tetori”, ka vazhduar vaksinimi i qytetarëve me vaksinën anti-Covid

Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit Niman Bardhi, në një konferencë për medie tha se gjatë së hënën në këtë qendër janë vaksinuar mbi 250 persona, kurse në nivel vendi 3 500 persona.

Ai më tej ka bërë të ditur se që nga marsi kur ka filluar ky proces në tersi vaksinën e kanë marrë 138 mijë persona.

Bardhi u ka bërë apel qytetarëve që të aplikojnë online për vaksinim dhe të presin konfirmimin, raporton EO.

“Aktualisht 250 persona e kanë marrë vaksinën në sallën ‘1 Tetori’, mbi 3 500 vaksina janë dhënë në nivel vendi, kurse nga fillimi atë e kanë marrë mbi 138 mijë persona”.

“Apelojë te të gjithë qytetarët se duhet të aplikojnë dhe mbi bazën e konfirmimit mund të vaksinohen”.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi