Mbi 2.3 miliardë vaksina kundër COVID-19 janë administruar në të gjithë botën

Kina është vendi i parë me më shumë doza të administruara të vaksinës COVID-19 në botë, me 845.3 milionë doza

Sipas shifrave të përpiluara nga “Our World in Data”, në mbarë botën deri më tani janë administruar mbi 2.3 miliardë doza të vaksinave kundër COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kina është vendi i parë me më shumë doza të administruara të vaksinave kundër COVID-19 në botë, me 845.3 milionë doza, e ndjekur nga SHBA-ja me 305.69 milionë doza.

India ka administruar 246.9 milionë doza, Brazili mbi 75.89 milionë, Mbretëria e Bashkuar 69.74 milionë dhe Gjermania mbi 59.4 milionë doza, Franca 42.54 milionë, Italia 40.5 milionë dhe Meksika 36.16 milionë.

Turqia renditet e 10-ta në listë me mbi 32.6 milionë doza të administruara, e ndjekur nga Rusia, Spanja, Indonezia dhe Kanadaja.

Vendi me më shumë doza të administruara krahasuar me numrin e popullsisë është vendi ishull i Afrikës Lindore, Sejshellet, me 139.51 doza për 100 persona.

Shumica e vaksinave kundër COVID-19 administrohen në dy doza, kështu që numri i vaksinave të administruara nuk është i njëjtë me numrin e personave të vaksinuar plotësisht.

Që nga dhjetori 2019, pandemia ka marrë mbi 3.77 milionë jetë në mbarë botën, me më shumë se 174.93 milionë raste të raportuara, tregojnë të dhënat e Universitetit “Johns Hopkins” në SHBA.

SHBA-ja, India dhe Brazili mbeten vendet më të goditura për sa i përket numrit të viktimave dhe rasteve me COVID-19.

Kategoritë
BotaLajme