Mbi 250 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën

Numri më i madh i rasteve deri më tani është regjistruar në SHBA, me gjithsej 47.280.449 raste

Numri i rasteve me koronavirus (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar mbi 250 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në të gjithë botën janë regjistruar gjithsej 250.008.014 raste me COVID-19.

Numri më i madh i rasteve deri më tani është regjistruar në SHBA, me gjithsej 47.280.449 raste.

Pas SHBA-së radhiten India me 34.344.087, Brazili 21.862.458, Britania e Madhe 9.241.916, Rusia 8.755.930, Turqia 8.178.901, Franca 7.199.332, Irani 5.980.260, Argjentina 5.295.260 dhe Spanja me 5.025.639 raste.

Deri më tani, në të gjithë botën si pasojë e COVID-19 kanë humbur jetën 5.057.149 persona ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 226.333.150 persona.

Aktualisht, në botë vazhdojnë trajtimin 18.617.715 persona me COVID-19.

Kategoritë
BotaLajme