Mbi 290 mijë të vaksinuar në Maqedoni të Veriut, mbi 59 mijë me dozën e dytë

290 mijë e 829 persona janë vaksinuar në Maqedoni të Veriut, ku prej tyre 59 mijë e 815 e kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se dje janë vaksinuar 11 mijë e 598 persona.

2 mijë e 504 persona janë vaksinuar dje me dozën e parë të vaksinës.

Me vaksinimet e fundit, 47 për qind e popullsisë mbi 70 vjeç kanë marrë së paku dozën e parë të vaksinës, ndërsa mbi 41% e popullsisë mbi 65 për qind janë vaksinuar me dozën e parë.

Kategoritë
LajmeVendi