Mbi 3 orë pritje për të dalë nga Kosova në Serbi

Më shumë se 3 orë po presin shtetasit e Kosovës që jetojnë në diasporë për ta kaluar kufirin Kosovë-Serbi, për t’u rikthyer në vendet ku jetojnë e veprojnë, pasi kanë qëndruar për disa ditë në vendlindje për festat e fundvitit.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, pritjet më të gjata janë në pikë kalimin kufitar në Merdar, të cilat po shkojnë deri në 3 orë e 30 minuta, derisa gjatësia e kolonës është deri në 2 kilometra.

Pritje të gjata ka edhe te pikë kalimi kufitar te Dheu i Bardhë, të cilat po shkojnë deri në 40 minuta.

Kategoritë
LajmeVendi