Mbi 30.000 vetëvrasje në ushtrinë amerikane që nga 2001

Një studim i ri i Universitetit Brown ka zbuluar se numri i ushtarëve amerikane që kanë bërë vetëvrasje që nga sulmet e 11 shtatorit 2001 është mbi 30 mijë.

Studimi zbuloi se lufta globale e SHBA-së kundër terrorizmit, e përhapur pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001, ka çuar në 30.177 vetëvrasje të trupave amerikane gjatë kohës që ata kanë qenë në shërbim ose pasi e kanë kryer shërbimin.

Pas sulmeve të 11 shtatorit ShBA-ja filloi të ndjekë një politikë të jashtme më agresive dhe 11 Shtatori përgatiti terrenin e pushtimit të Irakut dhe Afganistanit.

Për krahasim, autori i studimit, Thomas Howard Suitt, thotë se që nga ajo kohë e deri më në ushtrinë amerikanë ka pasur vetëm 7.057 vdekje gjatë luftimeve, gjë që tregon se numri i vdekjeve të tilla (në konflikte të armatosura) ka rënë në mase të madhe, por ajo që dallon vitet e fundit është rritja e numrit të ushtarëve që bëjnë vetëvrasje.

Për sa i përket arsyeve, Suitt thotë se nuk ka asnjë arsye që shkakton vetëvrasje, përkundrazi është “si të bashkosh një mister që mund ta identifikojmë vetëm përmes mendimit të parë”.

Por ai tregon për përdorimin në rritje të pajisjeve shpërthyese të improvizuara që kanë shkaktuar një numër të konsiderueshëm të lëndimeve traumatike të trurit.

Sipas studimit, nivelet e larta të vetëvrasjeve janë “shkaktuar nga faktorë të shumtë, disa të natyrshme për marrjen pjesë aktive në një luftë dhe të tjerët unikë për strukturën e “luftës” së Amerikës kundër terrorizmit.

“Pjesërisht, ato janë për shkak të rreziqeve të përbashkëta për të përballuar çdo luftë, ekspozimi i lartë ndaj traumës, stresit, stërvitjeve dhe trajnimeve intensive ushtarake, qasjes së vazhdueshme në armë dhe vështirësisë së ri-integrimit në jetën civile”,- përcakton studimi.

Kategoritë
BotaLajme