Mbi 4,8 milionë turistë të huaj vizituan Stambollin në janar-gusht 2021

Numri i turistëve të huaj që vizituan Stambollin arriti në 4 milionë e 854 mijë e 4 në 8 muaj e kaluar të vitit 2021 (periudha janar-gusht).

Vetëm në gusht, Stambollin e vizituan 1 milion 2 mijë e 722 persona. Muajin e kaluar, numri i turistëve u rrit me 129% në krahasim me gushtin 2020.

Mes të huajve që vizituan Stambollin në gusht, gjermanët zunë vendin e parë me 117 mijë 522 turistë. Ata formuan 11,72% të numrit të përgjithshëm të vizitorëve të metropolit më të madh të Turqisë.

Gjermanët ndiqen respektivisht nga iranianët me 88 mijë e 63 turistë, rusët me 60 mijë e 68, francezët me 55 mijë e 461, irakianët me 49 mijë e 172, amerikanët me 39 mijë e 522, kuvajtianët me 35 mijë e 694, holandezët me 31 mijë e 805, jordanezët me 31 mijë e 359, ukrainasit me 29 mijë e 538, uzbekët me 28 mijë e 511, azerbajxhanasit me 22 mijë e 457, libianët me 21 mijë e 667, austriakët me 15 mijë e 551 dhe marokenët me 13 mijë e 799 turistë.

Në mesin e turistëve që vizituan Stambollin, 8,78% erdhën nga Irani, 5,99% nga Rusia, 5,53% nga Franca, 4,9% nga Iraku, 3,94% nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 3,56% nga Kuvajti.

Gjatë periudhës në fjalë, Stambolli tërhoqi turistë nga 190 vende të botës.

Kategoritë
BotaLajme