Mbi 5 mijë raste të reja dhe 59 viktima nga Covid-19 në Itali

Autoritetet shëndetësore në Itali kanë raportuar sot 5,522 raste të reja me Covid-19, nga 291,468 teste të kryera. Ndërsa një ditë më parë, u shënuan 5923 nga 301,980 teste.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 59 viktima, duke shënuar rënie nga dje, ku u shënuan 69.

Që nga fillimi i pandemisë, numri i viktimave ka shkuar në 129,766

Të shëruarit në orët e fundit janë 7,122, norma e pozitivitetit është 1,89%.

Sipas të dhënave, 558 pacientë janë shtruar në kujdes intensiv për Covid-19 në Itali. Pranimet ditore, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, janë 38.

Kategoritë
BotaLajme