Mbi 600 mijë raste me koronavirus në të gjithë botën

Gjithsej 600.787 raste janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, njofton faqja e internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë

Numri i rasteve i personave të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) në gjithë botën ka arritur në mbi 600 mijë.

Gjithsej 600.787 raste janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, njofton faqja e internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i rasteve është regjistruar në SHBA me 104.256 e cila ndiqet nga Italia me 86.496 raste.

Ndërsa vendet e tjera që kanë tejkaluar shifrën mbi 10 mijë raste janë Kina ku është shfaqur epidemia me 81.394 raste, e cila pasohet nga Spanja me 65.719, Gjermania me 53.340, Franca me 32.964, Irani me 32.332, Britania e Madhe me 14.543 dhe Zvicra me 12.928 raste.

Covid-19, i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës deri më tani është përhapur në afër 200 vende dhe rajone në të botës.

Deri më tani, për shkak të epidemisë në mbarë botën kanë vdekur 27.417 persona.

Kategoritë
BotaLajme