Mbi njëmijë të infektuar vetëm të grup moshës 20-49 vjeçare

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24-orët e fundit janë shënuar 2.236 raste pozitive me virusin Covid-19, shkruan Gazeta Express.

Gjatë kësaj periudhe nga koronavirusi kanë vdekur tetë  persona.

Ndërkohë janë shëruar 138 të tjerë.

Sipas njoftimit, më së shumti raste të infektimeve u shënuan tek grup mosha  20-29 vjeçare, me gjithsej 569 të infektuar.

Poashtu edhe tek grup mosha 30-39-vjecare është shënuar një numër i lartë i të infektuarve me Covid-19.

Gjithsej, 464 qytetarë të kësaj grup moshe kanë rezultuar pozitiv me këtë virus.

Ndërkohë, 406 qytetarë të grup moshës 40-49 vjeçare kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në 24 orët e fundit.

Kategoritë
LajmeVendi