Mblidhet G20 në Romë, në fokus pandemia, ekonomia dhe klima globale

Shëndeti, ekonomia, klima globale janë tre temat e mëdha me pritshmëri konkrete nga vendet më të fuqishme të botës që mbledhur në Romë në samitin dy ditor të grupit G20

Pandemia globale, ambienti dhe rimëkëmbja ekonomike janë në axhendën dy ditore të punës, (30-31 tetor 2021) të vendeve që përbëjnë 80 % të PPB së ekonomisë botërore e 75% të tregtisë globale.

Të pranishëm në samitin e Romës janë krerët më të lartë shtetërore qeveritarë të këtij grupi, që kanë mbërritur qysh ditën e djeshme me mungesën e Presidentin rus Vladimir Putin e atij kinez Xi Jiping e që do jenë pjesëmarrës përmes video konferencës.

Seksioni i punimeve gjatë ditës së sotme do të fokusohet tek rimëkëmbja e ekonomisë e përballimi i pandemisë globale. Në një event të veçantë do të diskutohet dhe “Mbështetja e sipërmarrjeve të vogla e të mesme dhe sipërmarrësve femra për të ndihmuar zhvillimin e tyre.”

Gjatë ditës së sotme priten të zhvillohen takime të shumta dypalëshe si ai mes Kryeministrit italian Mario Draghi e Kryeministrit britanik Boris Johnson, KM italian e Presidentin turk Erdogan, Presidentin francez e Presidentit Joko Widodo, vend që do të marrë dhe presidencën e grupit të G20 për vitin 2022.

Një nga marrëveshjet më të pritshme për t’u realizuar në këtë samit është ai mbi klimën për të çuar në zero ndotjen e ajrit nga dioksidi i karbonit, brenda vitit 2050, por ndaj të cilës ende nuk është gjetur dakordësia me Kinën.

Kategoritë
BotaLajme