Mbretëri e Bashkuar – Ndahet nga jeta princi Filip, bashkëshort i Mbretëreshës Elizabetë II

Princi Filip, bashkëshort për 73 vite i Mbretëreshës Elizabetë II të Mbretërisë së Bashkuar, vdiq të premten në moshën 99-vjeçare.

Duka i Edinburgut u shtrua disa javë në një spital në Londër për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore nga një infeksion i specifikuar, pa asnjë lidhje me COVID-19, çka i shtoi problemet me zemrën.

Mbretëresha Elizabetë II e dha lajmin me një postim nga Pallati “Buckingham”.

“Jam thellësisht e trishtuar nga humbja e bashkëshortit tim të dashur”, shkroi ajo.

Nëntorin e vitit të kaluar, Princi Filip festoi 73-vjetorin e martesës me Elizabetën II, 95 vjeçe.

Ai do të mbushte 100 vjeç në qershor.

I lindur më 10 qershor 1921, në ishullin grek të Korfuzit, Princi Filip ishte djali i vetëm i princit Endriu të Greqisë e Danimarkës dhe princeshës Alisë të Batenbergut.

Kategoritë
BotaLajme