Mbrojtësi i Kazakistanit shënon autogol qesharak (Video)

Franca po fiton 2-0 në përballjen ndaj Kazakistanit, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës “Katar 2022”.

Në minutën e 44’ mbrojtësi kazakistanas Sergiy Maliy shënoi në portën e tij. Në përpjekje për të larguar topin pas një goditje nga këndi, Maily godet topin me kokë drejt portës së tij, ku dhe pozicionimi i portierit ishte i gabuar sepse ishte në kundra kohë me topin e goditur nga mbrojtësi. Ky moment është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.

Kategoritë
Sport