Mbrojtësi shqiptar përplaset keq gjatë ndeshjes, dërgohet në spital

Mbrojtësi shqiptar përplaset keq gjatë ndeshjes, dërgohet në spital

Momente frike në fund të pjesës së parë për futbollistin shqiptar Frèderic Veseli.

Mbrojtësi i Salernitanas pati një përplasje me shokun e skuadrës, duke u hedhur në tokë dhe duke goditur kokën.

Siç raportohet nga “Calcionews24”, Veseli u zëvendësua në fund të pjesës së parë dhe u transportua në spitalin Ruggi ku iu nënshtrua një skanimi CT.

Për fat të mirë, gjendja e futbollistit shqiptar, paraqitet e qëndrueshme. Nëpërmjet një story në “Instagram”, Veseli ka konfirmuar se është mirë, duke falenderuar të gjithë për mesazhet e dërguara.

Kategoritë
LajmeSport
Reklamë: ABE Kosova