Mbyti burrin me sëpatë, Supremja refuzon kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë ndaj Suzana Zogianit

Kolegji i Gjykatës Supreme ka marrë vendim që të refuzojë si të pabazuar për kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtëses së të dënuarës Suzana Zogiani-Sekiraqa, e paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për vrasje të rëndë.

“Refuzuar si të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, të mbrojtëses së të dënuarës S.Z. – S., e paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda PKR.nr.37/2019 datë 17 dhjetor 2019 dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës PAKR.nr.133/2020 datë 3.07.2020, për veprën penale të vrasjes së rëndë”, thuhet në njoftimin për media.

Poashtu u theksua se e akuzuar Zogiani-Sekiraqa është shpallur fajtore për veprën penale vrasje e rëndë, për të cilën është gjykuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 25 viteve, në të cilin është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim prej 05.10.2018 e tutje.

Ndryshe Suzana Zogiani-Sekiraqa është dënuar me burgim për mbytje të bashkëshortit me sëpatë përderisa jetonin në Francë.

Kategoritë
LajmeVendi