Më 7 prill votohet për pezullimin e Rusisë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut

Më 7 prill votohet për largimin e Rusisë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, do të votojë më 7 prill, për ta pezulluar Rusinë nga trupa e Këshillit për të Drejtat e Njeriut.

Ky votim vjen pas raportimeve se trupat ruse kanë kryer krime të rënda në qytetin Bucha të Ukrainës.

Votimi është konfirmuar për orën 10 të enjten, tha Paulina Kubiak, një zëdhënëse për presidentin e Asamblesë së Përgjithshme, Abdulla Shahid.

Dy të tretat e vendeve që votuan në Asamblenë prej 193 anëtarësh duhet të mbështesin pezullimin që Rusia të hiqet përkohësisht nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut me bazë në Gjenevë.

Vitet e fundit, organizata ka qenë nën presionin e imponuar nga autoritetet në vazhdën e goditjes së vazhdueshme ndaj organizatave joqeveritare, mediave të pavarura dhe institucioneve demokratike në të gjithë Rusinë.

Shumë aktivistë, gazetarë dhe njerëz të tjerë janë larguar nga Rusia për në vende të tjera që kur Rusia nisi sulmin në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës më 24 shkurt.

Kategoritë
BotaLajme