Me aktivitete kulturore dhe artistike nxënësit e shkollës Maarif shënojnë ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuar

Si në shumë vende të botës edhe në Kosovë janë zhvilluar aktivitete të ndryshme për Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.

Nxënësit e “International Maarif Schools of Kosova” po ashtu kanë zhvilluar disa aktivitete të veçanta për bashkëmoshatarët e tyre me aftësi të kufizuara. Në manifestimin e mbajtur në bashkëpunim me shkollat Maarif, Handikos si dhe Qendrën Kulturore të Komunës së Ferizajt, nxënësit e shkollës sonë para bashkëmoshatarëve tē tyre me aftësi të kufizuara performuan disa aktivitete kulturore dhe artistike.

Pas fjalimeve të drejtorit të Qendrës Kulturore të Komunës së Ferizajt, Sabri Pajaziti dhe drejtorit të shkollës Maarif në Prishtinë Zafer Çinar, nxënësit tanë para bashkëmoshatarëve të tyre me aftësi të kufizuara, në Teatrin Adriana performuan një shfaqje vallëzimi të shoqëruar me këngë dhe poezi.

Këtë program e ndoçën nga afër nxënësit me aftësi të kufizuara nga Qendra Rehabilituese e Ferizajt të cilët patën një ditë të veçantë që nuk do ta harrojnë kurrë. Programi fillojë me këngë nga kori i shkollës, pastaj fëmijët ndoçën shfaqjen e dramës, shfaqjen e vallëzimit në gjimnastikë dhe në fund shfaqjen tradicionale të vallëzimit folklorik
.
Në fund të këtij programi, nxënësit e shkollës Maarif para drejtorit të Kulturës, Sabri Pajaziti prezantuan edhe ekspozitën me piktura të ndryshme.

Kategoritë
KulturëLajmeVendi