“Më është bërë fiksim çdo grumbull dheu”, rrëfimi i suharekasit për nënën dhe 4 motrat e zhdukura

Edhe 20 vjet pas Luftës në Kosovë mijëra fate njerëzish, që konsiderohen persona të zhdukur, janë ende të pazbardhura.

Bekim Gashi nga fshati Tërrnje e Suharekës ka vetëm fotografitë e nënës dhe katër motrave që konsiderohen ende të zhdukura.

‘Tani mu ka fiksuar ajo që çdo gropë që shoh them sikur të kisha fuqi ta hap dhe të shoh a janë ato aty”, thotë ai për DW.

“Tash e 22 vjet unë shkoj të fle dhe zgjohem me mendjen se kur do t’i kthejnë se ende nuk i kam gjetur”,  shton ai.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, rreth 6,500 persona kanë qenë të zhdukur.

Që nga ajo kohë janë kryer disa zhvarrime në varreza masive në Kosovë dhe Serbi dhe deri më tash janë gjetur rreth 70 për qind e të zhdukurve.

Sipas autoriteteve në Kosovë, të pagjetur vazhdojnë të jenë edhe rreth 1,600 persona, kryesisht shqiptarë.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi